Identifikohen viktimat dhe të plagosurit, një makinë gjendet e djegur (FOTO)

Identifikohen viktimat dhe të plagosurit, një makinë gjendet e djegur (FOTO)

Atentati mafioz që ndodhi pasditen e sotme në qendër të Lushnjes ka lënë dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se viktimat janë 27-vjeçari Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, 23 vjeç nga Lushnja.

Nga burime policore mësohet se i plagosur nga mbetur edhe Xhulio Shkurti që është nipi i Aldo Bares, ish- kapo i Bandës së Lushnjes i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë.

Të dyja viktimat dhe i plagosuri ishin shokë me njeri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme 18:00 në lagjen “Loni Dhamo”, ku mësohet se ka pasur batare të shtënash.

Ndërkohë një automjet është gjetur i djegur në aksin rrugor Lushnje – Berat në vendin e quajtur Çukas i Vjetër.

Dyshohet se është makina e atentatorëve të Lushnjes, ku u vranë dy persona dhe u plagosën tre të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy