Prioritetet e buxhetit të vitit 2021: Rindërtimi, shëndetësia, arsimi e mbështetja ndaj fermerëve

Prioritetet e buxhetit të vitit 2021: Rindërtimi, shëndetësia, arsimi e mbështetja ndaj fermerëve

Procesi i Rindërtimit, shëndetësia, arsimi, fermerët dhe infrastruktura janë konsideruar si sektorë prioritarë nga qeveria gjatë vitit 2021, ku edhe janë mbështetur me fondet e nevojshme.

Sipas relacionit të pr/buxhetit i cili ka marrë miratimin e Këshillit të Ministrave, procesi i Rindërtimit do të financohet me 28 miliardë lekë në vitin 2021, ndërkohë, që mbi këtë edhe 1.5 miliardë lekë parashikohen si financim për bonusin e qirave për familjet e pastreha si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Nga ana tjetër, shëndetësia do të vijojë të financohet me prioritet, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përballimit të pandemisë COVID-19, përfshirë edhe blerjen e vaksinës antiCovid, si dhe do të ketë një rritje prej 40% të pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët e sistemit shëndetësor me një kosto totale vjetore prej 4.5 miliardë lekë.

Arsimi, po ashtu, do të përfitojë një financim në rritje, ku përfshihet rritja me 15% e pagës së mësuesve të sistemit arsimor parauniversitar me një kosto prej 3.5 miliardë lekë si dhe financimi i prioriteteve të Paktit për Universitetin.

Fermerët, krahas skemës së mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e IPARD-t, si dhe nga fondi i garancisë të bashkëfinancuar me BERZH, do të mund të përfitojnë nga skema e subvencionimit të naftës, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për vitin 2021 rreth 1 miliard lekë.

Infrastruktura është një tjetër sektor ku do të fokusohet qeveria në vitin e ardhshëm. Në këtë sektor do të investohet në projektet e mëdha, si tuneli i Llogorasë, Unaza e re e Tiranës, rruga Kardhiq-Delvinë etj, si edhe zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare dhe akseve rrugore me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajoneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy