Trafikantët qëllojnë mbi policinë, kapen 700 gr kokainë në Tiranë

Trafikantët qëllojnë mbi policinë, kapen 700 gr kokainë në Tiranë

Operacioni te rruga “5 maji” në Tiranë, nuk ka të plagosur 

Tre të rinj u arrestuan sot me 700 gramë kokainë, ndërsa mes trafikantëve dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri. Nga burimet e policisë mësohet se specialistët e Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Tiranës dhe skuadra “Shqiponjat”, zhvilluan një operacion.

Operacioni është zhvilluar në rrugën “5 maji” në Tiranë dhe policia thotë se janë ndaluar tre shtetas. “Për momentin nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar rreth 700 gr kokainë dhe një armë zjarri”-thotë policia, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka pasur të lënduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy