Fitojnë dy herë lotarinë, por surpriza që u bën fati për herë të tretë është më e madhja

Fitojnë dy herë lotarinë, por surpriza që u bën fati për herë të tretë është më e madhja

Ky mund të jetë çifti më me fat në botë. Barbara dhe Douglas Fink jetojnë në Edmondton të Kanadasë dhe janë bërë fitues të lotarisë për herë të tretë në jetën e tyre. Ata kanë fituar në vitin 1989 një shumë që sot do të vlente 90 mijë euro, ndërsa në vitin 2010 fituan sërish 70 mijë euro të tjera.

Por surpriza që fati u ka rezervuar për herë të tretë ka qenë më e madhja. Bileta fituese që ata kanë luajtur vlen plot 5.7 milionë euro.

Barbara Fink ka mbetur e shokuar kur ka kontrolluar online numrat që kishte luajtur dhe ka parë që ishte fituese. Ajo thotë se me paratë e fituara kësaj here do të rregullojë vajzat dhe nipërit, ndërsa me ato që mbeten do të bëjnë pushime të dy bashkë.

“Duam që ato ta kenë të ardhmen të siguruar. Pasi ta bëjmë këtë do të mendojmë për një shtëpi në vendet tropikale. Barbara e ka dashur gjithmonë një shtëpi të re. tani mund ta ketë siç e ka ëndërruar”, thotë Douglas Fink.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy