Tomorri: Jepet me koncension infrastruktura e çelësave publikë, rreth 100 milionë euro në vit do i shkojnë privatit

Tomorri: Jepet me koncension infrastruktura e çelësave publikë, rreth 100 milionë euro në vit do i shkojnë privatit

Gazetari i MCN TV, Klodian Tomorri për sistemin e pagesave me koncension, deklaron se bëhet fjalë për të dhënë me koncension atë që njihet si infrastruktura e çelësave publikë, atë që kishte si objekt certifikatën e fiskalizimit por që gjatë rrugës është shtuar dhe shërbimi i pagesave.

Nga studio e MCN Economy, ai tha se praktikisht çdo qytetar që bën një aplikim në e-Albania për të marrë një dokument do e ngarkojnë mandatin sërish në sistem që të marrë shërbimin dhe se të gjitha këto shërbime apo pagesa që bëhen në e-Albania, kalojnë automatikisht te koncensionari i ri.

Ai sqaroi se studimi i fizibilietetit nuk ndalet këtu por hapet rrugë që koncensionari i ri të ketë mundësi të kryejë pagesat që qytetarët bëjnë për taksat, tarifat apo çdo shërbim që bëhet në shtet.

Tomorri shtoi se këtu ka paqartësi mbi mënyrën teknike se si mund të bëhet, ku ka pasur disa nisma ligjore që shkojnë në atë drejtim t’i hapet rrugë këtij koncensioni, në periudhën e pushimeve kur njerëzit ishin në plazh, krijohen shtigje për të krijuar koncensionin.

Nëse shikon shkresën e dërguar për ministrinë e Financave, thuhet segmenti i pagesave që kryhet.

Sot të gjitha bizneset që janë të detyruara të përdorin procesin e fiskalizimit, janë të detyruara që një herë në vit të blejnë atë që quhet certifikata e fiskalizimit dhe ka afat një vjeçar.

Në krye të vitit biznesi do shkojë ta rinovojë për një vit tjetër. Sot këto pagesa i merr AKSHI si të ardhur të vetën.

Përtej certifikatës së fiskalizimit vitin e fundit është futur edhe nënshkrimi elektronik, nëse administratori i një biznesi me xhiro mbi 8 milionë lekë, nëse administratori do tentojë të ngarkojë bilancin në QKB, QKB nuk e pranon pa nënshkrim elektronik.

U detyruan të blinin edhe nënshkrimin elektronik me 48 mijë lekë në vit. Të gjitha këto shërbime i ofron sot AKSHI dhe të ardhurat i arkëton sot ajo.

Janë mesatarisht 120 mijë biznese në vend. Nëse llogarit me 83-84 euro në vit bëhet fjalë për 100 milionë euro që nesër do i shkojnë në vit kompanisë private që do ketë koncensionin e çelësave publik.

Për çështjen e shërbimit të pagesave, kur t’i kalon çdo shërbim dixhital dhe më pas vendos që këto shërbime duhet të jenë të vulosura elektronikisht, qytetarët për çdo aplikim do të duhet të paguajnë.

Ata që kanë detyrim deri më sot janë bizneset për të marrë certifikiatën e fiskalizimit dhe nënshkrimin elektronik.

Pjesa e pagesave që është komponenti më i madh i koncensionit, nuk ka një tavan se sa mund të shkojë, se ne nuk e dimë sa do jetë komisioni që do mbajë kompania private.

Dimë që në projektin koncesionar është lënë e hapur mundësia që të përfshihet pagesa e taksave, tarifave, detyrimeve dhe tatimeve, ky është si koncesion që si tavan të sipërm ka qiellin dhe mund të shkojë qindra milionë euro dhe është ndër nismat koncensionare më kontroverse dhe ky qëndron në majën e atyre dhe tashmë ka nisur procedura.

Ministria e Financave ka nisur në mënyrë jo transparente, ftesën për ofertë 6 kompanive të IT-së në vend. Ajo që përflitet në treg është se Soft Solution është kompania favorite për të marrë këtë koncension një kompani që prej dy vitesh është e regjistruar nga Banka e Shqipërisë për të kryer shërbimin e pagesave.

E ka prej dy vitesh këtë licencë që kur u hodh ideja për këtë koncension dhe nuk e përdor se nuk ka asnjë aktivitet pagesash.

Ministria e Financave është munduar ta zvarrisë sa më shumë, duke parë se çfarë do ndodhë me koncensionin në Shqipëri dhe të dyja kanë rezultuar problematika dhe afera në koncensionin e inceneratorëve.

Kjo ka qenë dhe arsyeja pse në Ministrinë e Financave kanë hezituar për të kërkuar për ta shtyrë përpara.

Sa i takon sigurisë së të dhënave Tomorri tha se, kanë pasur banka që kanë kërcënuar qeverinë me procese gjyqësore prej shqetësimit dhe frikës për sigurinë e të dhënave.

Nëse do të ndodhte ky sulm i madh dhe do kishin qenë bankat të lidhura me AKSHI do ta kishte rrëzuar të gjithë sistemin bankar, për të mos folur për pasoja të rënda.

Për këtë arsye qëndron shqetësimi që bizneset kanë. Ju nuk na garantoni dot sigurinë e të dhënave dhe kjo nuk është paragjykim i kotë.

Të dhënat që administron sistemi shtetëror i ke sot në pazar. Dolën pagat, të dhënat, emailet zyrtare dhe gjithçka.

Certifikata e fiskalizimit që sot shitet 4 mijë lekë të reja për biznes në vit. Edhe vetë sipas Ministrisë së Financave, kostoja e saj rezultonte 1700 lekë.

Kostoja që shpenzon AKSHI për të gjeneruar një certifikatë. Sigurisht që dhe kjo kosto është e fryrë se ka vende në rajon që e shesin shumë më lirë, si Kroacia që ka të njëjtin sistem fiskalizimi si Shqipëria.

Certifikata e fiskalizimit shitet 20 euro me afat tre vjeçar. Ndërsa sot tek ne shitet dyfish më shumë.

Nëse më parë është bërë një sy qorr se këto para i shkonin AKSHI për përmirësimin e infrastrukturës dixhitale të vendit, sot do i kalojë një kompanie private.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy