Identifikohet autori i sulmit në Stamboll, 40 të arrestuar

Identifikohet autori i sulmit në Stamboll, 40 të arrestuar

Identiteti i personit që kreu sulmin në klubin “Reina” në Stamboll është zbuluar. Autoritetet turke kanë bërë të ditur rezultatet e para të hetimit të masakrës së natës së Vitit të Ri në Stamboll.

“Puna jonë për ta kapur dhe për ta çuar para drejtësisë vazhdon”, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu. Sipas të dhënave, vrasësi i Stambollit është stërvitur në Lindjen e Mesme në mënyrë tepër profesionale dhe me metoda që përfshijnë teknikat më moderne të inteligjencës.

Detajet janë bërë të ditura nga ministri për Punët Europiane, Omer Celik, i cili solli në vëmendje sulmet e Parisit në teatrin “Bataclan” dhe redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Mediat proqeveritare në Turqi kanë bërë të ditur një emër të koduar, që i përgjigjet identitetit të vrasësit, Abu Muslim Horasani. Një operacion i Antiterrorit në mëngjes çoi në pranga 40 të dyshuar në Smirne. Për herë të parë pas sulmit ka folur edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili përsëriti apelin ndaj turqve: Qëllimi kryesor i këtyre sulmeve terroriste është shkatërrimi i ekuilibrit tonë, ata duan të na vënë kundër njëri-tjetrit. Nuk do të biem pre e kësaj loje”, ka thënë ai.

Erdogan ka hedhur poshtë edhe hipotezat lidhur me qëndrimet e dyfishta të Turqisë ndaj Shtetit Islamik. “Të thuash se Turqia është dorëzuar te terroristët, do të thotë të jesh vetë në anën e tyre”, ka theksuar Erdogan. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy