Përgjimi i telefonatës/Politikani serb: E sigurt që Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët (VIDEO)

Përgjimi i telefonatës/Politikani serb: E sigurt që Ivanoviçin nuk e vranë shqiptarët (VIDEO)

Bashkëpunëtorët e Oliver Ivanoviçit dhe politikanë serbë në Kosovë apo Beograd e kanë përjashtuar opsionin që vrasja është kryer nga shqiptarët. Në një përgjim, dallohet pjesa kur ata dyshojnë se vrasjen e ka kryer mafia serbe.

Në përgjimin e një telefonate mes një kryetari të një partie në Beograd dhe një asamblisti serb në veri të Mitrovicës, dallohet pjesa kur njëri prej tyre i përjashton shqiptarët përsa i përket vrasjes së Oliver Ivanoviçit, liderit serb në Kosovë.

Insajderi publikon bisedën e tyre telefonike, pikërisht ditën e vrasjes ku Nikola Sanduloviç, kryetar i Partisë Republikane e kishte këshilluar Ivanoviçin që të kërkonte mbrojtje në Prishtinë. Por, këtë këshillë Ivanoviç e kishte shpërfillur.

Tre muaj më vonë, ai u ekzekutua me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës. Në bisedë thuhet se vrasjen e ka kryer mafia në krye me Milan Radojiçiç, mik i afërm i kriminelit Zvonko Veselinoviç. Organizator i vrasjes, sipas tij, është shteti i Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy