Është publikuar logo dhe slogani i Eurovision 2023 që do të mbahet në Liverpool. Logoja përfshin disa zemra me ngjyra blu dhe rozë që duket sikur rrahin ndërsa sfondi është i verdhë.
Ndërsa për sloganin kanë vendosur “United by Music”, që do të thotë “Të bashkuar nga muzika”.
Është vendosur që festivali të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar sepse situata është ende e tensionuar në Ukrainë, vendi që fitoi në vitin 2022.
Flamujt e të dy vendeve janë përdorur si frymëzim për ngjyrat e përdorura në logo. Gjysmëfinalet do të mbahen më 9 dhe 11 maj përpara finales së madhe më 13 maj.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.
Fituesit e vitit të kaluar normalisht organizojnë ngjarjen tjetër. Mbretëria e Bashkuar doli e dyta falë Sam Ryder në 2022 dhe thotë se Liverpool do të presë shfaqjen e këtij viti në emër të Ukrainës.
Si pjesë e shortit të së martës, kryebashkiaku i qytetit pritës të vitit të kaluar, Torinos, do të dorëzojë "çelësat" e Eurovizionit si dhe shenjat zyrtare të konkursit.



