Kosova po i bën nderimet e fundit këngëtares Nexhmije Pagarusha. Në akademinë përkujtimore në nder të saj, morën pjesë krerët më të lartë të shtetit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre
“Ajo u bë gruaja e fshatit, larg qytetit ku jetonin njerëzit e arrit e të kulturës, në një kohe e një botë ku nuk të ofrohej mundësi. Por ajo bëhej gruaja nga fshati që sfidoj paragjykimet”, tha Kurti.
“Nexhmija e la skenën por asnjëherë nuk e la këngën”, shtoi Kurti.
Pas homazheve, arkivoli me trupin e Nexhmije Pagarushës, parakaloi në sheshin kryesor të Prishtinës, nga Teatri Kombëtar e deri te hotel “Grand”, në mënyrë që të gjithë qytetarët t’i japin lamtumirën e fundit.
Arkivoli i saj është shoqëruar nga pjestarë të asamblit “Shota” dhe shumë qytetarë të tjerë.
Këngëtarja e mirënjohur do të varroset në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë.



