Oscar Iaruss rrëfen vendet e kinemasë në Itali (VIDEO)

Oscar Iaruss rrëfen vendet e kinemasë në Itali (VIDEO)

Janë 10 qytete italiane, vende që bëjnë të mundur rrëfimin e historisë italiane e traditës italiane përmes kinemasë, si: Milano, Venecia, Torino, Roma, Palermo, Matera, Bolonja, Napoli apo Bari. “Të shkosh nëpër vendet e kinemasë” është libri i gazetarit Oscar Iaruss me botues “Il Mulino”, i cili është prezantuar gjatë kësaj fundjave në Tiranë, në një takim të organizuar nga Balkan Film Market, të drejtuar nga Ilir Butka, nga Qendra Kombëtare e Kinemasë (QKK) dhe nga Instituti Italian i Kulturës, ku ishte i pranishëm edhe vetë autori. Ndërsa flet pikërisht për këto qytete, Iaruss, ish drejtues edhe i Apulia Film Comission, jep mendimin e tij edhe për Shqipërinë dhe mënyrën se si vendi ynë mund të bëhet një shesh xhirimi për filma nga e gjithë bota.

Përveç bukurisë së peizazhit që gjendet në shumë vende të Evropës, si edhe në Shqipëri, mendoj se është vendimtar roli që mund të ketë një komision filmi. Në punën që kemi bërë në Pulja kam qenë president gjatë viteve të kaluara dhe është një punë që është bërë edhe në vitet pasardhës me presidentët e tjerë. Është vendimtare ajo që bën një komision filmi. Një komision filmi prodhon produksione, pra nuk është një festival nuk është një Ministri e Kulturës, por dikush që merret në mënyrë specifike për të tërhequr produksionet në territor, t’i ndihmojë dhe të bëjnë që të rritet puna e kineastëve vendas, të përmirësohen çështjet tekniko-artistike të produksionit, si skenografia apo kostumografia, por edhe lidhur me njerëzit që punojnë në sheshxhirim. Pra, ajo që ka funksionuar në modelin e Puljas ishte pikërisht kjo, ky krijim i këtij organizmi që bëri të mundur që të vinin trupa dhe produksione, edhe ndërkombëtare që vijnë sot nga e gjithë bota.

Oscar Iaruss, eseist dhe kritik kinematografik, gazetar i “Gazzetta del Mezzogiorno”, bën pjesë në komitetin e ekspertëve të Mostrës së Kinemasë në Venecia. Ai ka drejtuar Apulia Film Commission dhe ka qenë ideator i botimeve “Kufij. Hera e parë” dhe “Ti nuk e njeh Jugun”. Ai ka dhënë mësim në lëndët e Historisë së Kinemasë Amerikane dhe të Gazetarisë në Universitetin e Barit dhe në universitete të tjerë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy