PD kërkon reform zgjedhore me 3 kushte, Balla: Kushti bazë është vota e shqiptarëve

PD kërkon reform zgjedhore me 3 kushte, Balla: Kushti bazë është vota e shqiptarëve

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një prononcim për mediat, kryetari Basha tha se demokratët mbeten të hapur për modelin që do të zgjidhet, por kanë 3 kushte, që janë: votimi dhe numërimi elektronik,ulja e rolit të kryetarëve dhe partive politike si edhe fuqizimi dhe dhënia e më shumë pushteti qytetarëve për të vendosur mënyrën e përfaqësimit të tyre në parlament dhe gjithë organeve vendimarrëse.

Por në kampin kundërshtar, kushtu bazë është vota e shqiptarëve. Kështu u shpreh sot kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në emër të PS-së, ai u shpreh se maxhoranca është e gatshme për të bashkëpunuar me opozitën lidhur me reformën zgjedhore.

Pak minuta pas deklaratës së Bashës kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar jo vetëm me opozitën ‘tradicionale” që e quajti PD-në por dhe me LSI-në të cilën e quajti “opozitë sezonale”

“Në reformën zgjedhore nuk mund të ulesh me kushte. Kushti bazë është vota e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Ftesa jonë për një tryezë politike për të bashkëdiskutuar është për të dyja opozitat edhe për PD-në opozitë tradicionale edhe për opozitën sezonale të LSI-së”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy