
Analisti Ilir Kalemaj në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ teksa ka komentuar lidhur me zgjedhjen e emrit të Presidentit të ri deklaroi se saga e kërkimit për kreun e shtetit i shërben Ramës për të hequr vëmendjen nga të gjitha krizat.
Ai tha nuk përbën asnjë problem se cili do të jetë Presidenti i ri, sepse sipas tij kushdo që të jetë do jetë një noter i kryeministrit Rama.
Saga e kërkimit për emrin e president i shërben Ramës për zhvendosur problemet nga keqqeverisja, kriza energjetike, ekonomike nga të gjitha. Së dyti nuk ka rëndësi kush do të jetë president sepse kushdo që vendoset do jetë thjeshtë një noter i Ramës. Së treti kemi një pushtet lokal të komanduar kështu që presidenti nuk ka ndonjë peshë dhe rol politikë. Përjashtim bënte vetëm Meta.
Në këto momente që flasim kushdo që të jetë president Rama i hedh tezat për konsum publik. Emrat dalin nga Endri Fuga, propagandohet nga media dhe pastaj del Rama dhe e përgënjeshtron. E gjitha kjo që po ndodh është një zhurmë e bërë për asgjë, sepse në fund Rama do vendosë atë emër që ai e ka prej kohësh në kokën e vet. Vetë Rama është shprehur se do të ketë një presidente femër.



