Si çdo vit Kryepeshkopi i kishës ortodokse në Shqipëri Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë festën e Pashkës. Në mesazhin e përvitshëm Janullatos tha se ringjallja e Krishtit simbolizon dalje nga dëshpërimi për shkak të varfërisë, dalje nga dëshpërimi që akumulon hidhërimi i padrejtësisë dhe dalje nga zhgënjimi që shkaktojnë gabimet dhe mëkatet.
Të dielën Besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkën, ditën e ringjalljes së Krishtit.



