
Mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord pas shumë muajsh debate, të thërrasin ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe persona të tjerë nën hetim nga SPAK, në komisionin hetimor për dy koncesionet e sterilizimit dhe Check-Up.
Në listën e dakordësuar, do të jenë 37 dëshmitarë, me në krye Ilir Beqajn që aktualisht ndodhet në arrest me burg për abuzimin me fondet e Bashkimit Evropian, në kohën kur ishte drejtor i SASPAK.
Anëtari i Komisionit Hetimor, Plarent Ndreca, në një komunikim për ‘MCN lajme’ ftojë maxhorancën që të mos paragjykoj për dëshmitë dhe dëshmitarët pasi komisioni po punon sipas planit hetimor dhe si i tillë duhet respektuar pa deklarime politike.
Nuk kemi asnjë lëshim, janë emra që janë në planin e punës ose në planin hetimor dhe kam përpara komisionin e miratuar dhe nuk është se kam ndryshim.
z. Beqaj është planifikuar që në fillim të punës së Komisionit hetimor, kështu që nuk ka asnjë reflektimi në kuptimin e ndryshimit të qasjes. Ne kemi qenë gjithmonë në këtë qasje, që të gjithë personat që kanë dijeni apo informacionet që janë procedura ose objekti hetimi të komisionit përkatës, të thirret dhe të pyeten dhe nuk ka asnjë emër të shtuar apo të hequr.
E vetmja gjë që mund të them se në kushtet që kemi në më pak se dy muaj kohë për të mbyllur procesin hetimor, janë ngjeshur dëshmitë në mënyrë që të jenë efecientë dhe efektiv dhe pikërisht ndërhyrja jonë sot në komision ishte n ë këtë aspekt që të kemi mundësi të mos lejmë pas dorë asnjë pyetje dhe deputet që bëjnë pyetjet tyre.
Dëshmitë janë për këtë arsye i marrim që të marrim informacion, ne nuk paragjykojmë asnjë dëshmi dhe nuk paragjykojmë asnjë konkluzion.
Fatkeqësisht kolegët e opozitës e kanë në narrativen e tyre që këtu ka afera, ka korrupsion, vepra penale, ndërkohë që ne kemi ngritur këtë komision pikërisht për të vërtetuar nëse ka apo jo. Do ti thërrasim dëshmitarët dhe nuk paragjykojmë asnjë dëshmitar, kështu që do presim se çfarë do thonë secili për ta për ta na informuar si komision.
Deputeti Ndreca, hedh poshtë pretendimet e mazhorancës për shtyrje të punës së komisionit. Sipas tij shtyrja ishte me karakter teknik e jo politik.
Është shtyrë afati por është një punë voluminoze se janë dy kontrata, janë dy objekte të cilat hetohen. Ka punë shumë voluminoze dhe shumë dëshmitarë.
Narrativa që nxjerrë opozita është e karakterit politik e jo juridik, sepse do ti lejnë fajin dikujt, por e vërteta është se shtyrja ka pasur më shumë karakter teknik se sa politik.
Ne do të bëjmë punën tonë në respektim të procesit të rregull ligjor dhe kushtetues dhe në seancën dëgjimore janë të ftuar të gjithë ish-ministrat dhe ish-drejtuesit e QSUT. Po zbatojmë planin e miratuar, duhet ta mbyllim punën e Komisionit deri më 22 tetor.



