
Në prag të protestës së paralajmëruar për 4 korrik, aktivisti i diasporës Elio Shyti deklaroi në MCN TV se po vijojnë organizimet për pjesëmarrjen e shqiptarëve nga jashtë vendit, ndërsa priten autokolona të tjera që do të mbërrijnë nga Anglia.
Sipas Shytit, protesta do të ketë një pjesëmarrje të gjerë të diasporës dhe është vazhdim i mobilizimit të nisur prej 29 ditësh.
Protesta nuk organizohet nga një individ apo grup i vetëm, por është një angazhim i përbashkët i qytetarëve që mbështesin kërkesat e saj.
Një autokolonë do të niset nga Anglia më 2 korrik, duke e cilësuar këtë si një simbol të mbështetjes së diasporës për protestën në Tiranë.
Nisma përsërit modelin e fundjavës së kaluar dhe synon të japë një mesazh të fortë.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor, e cila, sipas tij, duhet të realizojë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, për t'i hapur rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Duke komentuar reagimet e kryeministrit Edi Rama, ai tha se retorika e tij ndaj protestuesve nuk po bind më qytetarët.
Rama nuk po gjen më argumente kundër protestuesve dhe po përpiqet të ndryshojë qëndrimet e mëparshme.
Ramës nuk po i ecën me propaganda, e para se nuk po gjen me argumente kundër protestuesit dhe argumentet e tij nuk janë më të besueshme nga populli dhe ai po përpiqet të ndërroj ato që ka thënë më herët, për t’i bindur ata.
Protesta e 4 korrikut nuk ka lidhje me festën kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por data është zgjedhur në kuadër të organizimit të protestës mbarëkombëtare.



