Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, ngriti si shqetësim rënien e besimit në ekonomi, dhe kjo gjë reflekton në nivelin e konsumit.
Në një lidhje për MCN Live ai deklaroi se vetëm energjia elektrike në muajin tetor krahasuar me shtatorin ka një rënie me 15%, çka siç sqaroi, do të thotë se Shqipëria po përballet me tkurrje të konsumit dhe frenim të rritjes ekonomike
Preçi shtoi se kriza nuk është diçka thjesht e importuar, për shkak se kemi probleme serioze të qeverisjes, të korrupsionit, të reformave të munguara strukturore, të braktisjes së vendit nga mosha aktive dhe se situata nuk është ajo që duhet të ishte dhe shumë larg pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.
Muajve të fundit të dhëna me referencë EUROSTAT, rezulton se 69% e të punësuarve janë të pakënaqur dhe e kanë të pamundur të sigurojnë nevojat e domosdoshme të tyre.
85% e pensionistëve marrin një pagë nën minimumin jetik sipas përllogaritjes për minimumin në vitin 2017. Këto parametra flasin për tkurrje reale të konsumit dhe nevoja për stimulimin e konsumit dhe të mundësive për të jetuar më mirë në Shqipëri.
BE, strukturat burokratike të Brukselit, janë në pozicionin thuaj mirë se mirë do bëhet dhe kanë përparësi të tjera. Çështjet e korrupsionit kanë të bëjnë me demokracinë dhe rritjen ekonomike.
Problemet e brendshme janë serioze, kemi qeverinë me një mandat që i ka mbetur në dorë dhe nuk e kemi opozitën në rolin që duhet të përmbushë.
Korrupsioni përqendrohet në përqendrimin e aseteve në pak duar, në miq të Kryeministrit, në një numër të kufizuar individësh që bëjnë dhe diellin dhe hënën dhe kontrollojnë biznesin.
Kemi jo vetëm rritje të kostos së të bërit biznes, përkeqësim të klimës së biznesit për investitorët e huaj dhe një fenomen që ka bërë që ky përqendrim vetë vendimmarrjet politike të jenë në simbiozë me përfitimet.
Pompohet po financohet një kryetar bashkie që pak më vonë do e shohim deputet. Kemi një përdorim të aseteve publike kryesisht për qëllime elektorale dhe përfitimi.
Kemi probleme serioze sa i takon konkurrueshmërisë, veçanërisht për përzgjedhjen e kompanive. Gjysma e kompanive që operojnë në sektorin e naftës janë offshore dhe qeveria gjatë 5 viteve të fundit po krijon monopole me ligj.
Shërbime të rëndësishme publike,kalojnë në kompani private, krijohen kanale për devijimin e fondeve publike për përfitime private, kryesisht nëpërmjet kompanive offshore.
Inceneratorët apo çështje të tjera në hetim e sipër, janë dëshmi e gërryerjes që korrupsioni i bën sistemit dhe fondeve publike.
Jetojmë në një periudhë që as në ‘97-ën, apo ‘92-‘93 nuk janë larguar kaq shqiptarë nga vendi brenda një kohe të shkurtër, sa tani.
Korrupsionin duhet ta shohim si një nga shkaqet që njerëzit po largohen.
Lidhur me samitin BE-Ballkani Perëndimor, e cilësoi si një zhvillim pozitiv për imazhin e vendit, por se në të njëjtën kohë BE dhe burokracia e tij mund ta bënte ku të donte dhe kjo nuk përbën ndonjë avantazh.
Në këtë drejtim tha se Shqipëria nuk ka vuajtur nga mungesa e vullnetit për mbështetje teknike apo financiare.
Procesi i Berlinit që kishte një portofol mundësish, prodhoi për Shqipërinë më pak të hyra monetare, mbështetje, se sa për Kosovën. Kemi probleme shumë serioze.
E shoh krejt pavend vazhdimin e kursit të koncensioneve me PPP, duke kompromentuar atë mundësi që Bashkimi Europian iu ofron vendeve kandidate, për më tepër që një pjesë e këtyre veprave vazhdojnë edhe përtej anëtarësimit.
Duhet të shohim se si jemi ne përballë Europës dhe çfarë ofron vendi ynë për të përballur krizat dhe ofron aftësi për të absorbuar.



