
Gjykata Kushtetuese në Hungari i ka dhënë një “shuplakë” kryeministrit Viktor Orban.
Gjykata ka hedhur poshtë të ashtuquajturin “ligji i skllavërisë”, që rrit tavanin e orëve shtesë në 400 orë në vit, me një afat pagese brenda prej tre vjetësh.
Gjykata vendosi që askush nuk mund të pushohet nga puna nëse refuzon orët shtesë dhe se puna shtesë duhet të paguhet brenda vitit.
I mbështetur fuqimisht nga qeveria “Orban”, ligji u miratua në 2018, pavarësisht se mijëra hungarezë dolën në rrugë për të protestuar.



