
Nga Pallati i Kongreseve Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD tregoi rëndësinë e kuvendit dhe procesit zgjedhor të këshillit të ri kombëtar. Logu than ë një intervistë për MCN TV se është pikërisht këshilli kombëtar nga i cili do të rrjedhë lidershipi i ri i PD, kryesia dhe sekretariatet, të cilët më pas do të marrin vendimet kryesore gjatë katër viteve të ardhshme.
I pyetur se çfarë pritet të ndodhë në vijimësi në PD, Logu tha se pas ndryshimeve statuore i hapet rrugë hap rrugë analizës që do të bëhet degë më degë për të kuptuar se ku ka vend për përmirësime, ndryshime e riorganizime apo ristrukturime.
“Pas zgjedhjes së këshillit kombëtar do jetë edhe mbledhja e këshillit kombëtar për të vendosur për lidershipin e partisë, dy nënkryetaret, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e tjerë të kryesisë”, vijoi më tej ai.
Intervista e plotë:
Pse është i rëndësishëm ky kuvend dhe procesi zgjedhjes së këshillit të ri kombëtar?
Logu: Kuvendi ka pasur tre pika kryesore. Së pari ka qenë analiza e masakrës elektorale që është një process i filluar që me 18 qershor dhe gjatë gjithë kësaj kohe drejtuesit politikë kanë pasur mundësi që sëbashku me strukturat e PD të kryejnë një analizë të plotë të të gjitha fenomeneve që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për PD. Rezultati është ndikuar masivisht nga masakra elektorale, por ka pasur edhe hapësira ku PD mund të kishte bërë më mirë. Zgjedhja e këshillit kombëtar që është pika e tretë e rendit të ditës është një moment shumë i rëndësishëm sepse këshilli kombëtar është organi më i lartë vendimarrës ndërmjet dy kuvendeve. Është pikërisht këshilli kombëtar nga i cili do të rrjedhë lidershipi i ri i PD, kryesia dhe sekretariatet. Këshilli kombëtar ka një rëndësi shumë të madhe për vendimet kryesore që do të merren gjatë katër viteve.
Çfarë pritet të prodhojë ky kuvend përsa i përket vijimësisë së PD, linjës që do të ndjekë, analizës dhe ndryshimeve statutore?
Logu:Kuvendi kombëtar deri më tani ka pasur mundësi të dëgjojë një përmbledhje të analizës së masakrës elektorale që u bë nga kreu i PD, Basha. Në vijim u miratuan ndryshimet statuore të cilat janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e PD, janë ndryshime të ndjeshme që do të reflektohen. Por kjo i hap rrugë edhe analizës pas kuvendit kombëtar që do të bëhet degë më degë për të kuptuar se ku ka vend për përmirësime, ndryshime e riorganizime apo ristrukturime. Pas zgjedhjes së këshillit kombëtar do jetë edhe mbledhja e këshillit kombëtar për të vendosur për lidershipin e partisë, dy nënkryetaret, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e tjerë të kryesisë. Do jetë lidershipi i ri i partisë ai që do të përvijojë linjën që do të ndjekë aksioni opozitar nga muaji shtator e në vijim.



