Luksi nuk hyn kurrë në krizë, Ferrari me shitje rekord gjatë vitit të pandemisë

Luksi nuk hyn kurrë në krizë, Ferrari me shitje rekord gjatë vitit të pandemisë

Ferrari mori kohë për të publikuar bilancet financiare të vitit të kaluar, por duket se ia ka vlejtur barra qiranë.

 “The Prancing Horse” u shiti koleksionistëve rreth 11,115 makina luksoze në vitin 2021, që shënon një rekord 75-vjeçar. Markat e tjera me emër si Lamborgini, Rolls-Royce, Bentley, dhe Tesla gjithashtu përjetuan vitin e tyre më të mirë, pavarësisht se u përballën me një pandemi globale dhe çështjet pasuese të zinxhirit të furnizimit. Prodhuesi italian i automobilave regjistroi rritje dyshifrore në krahasim me vitin 2020, pasi u shpërndanë 9119 makina. Po ashtu Ferrari rezulton me një rritje 22.3 për qind përgjatë vitit. “The Prancing Horse” gjithashtu tejkaloi me lehtësi standardet që u vendosën në vitin 2019, i cili në fakt ishte viti i parë që marka hyri në territorin pesëshifror me 10,131 makina të shpërndara.

Shitjet e vitit të kaluar, rezultuan të sillnin 4.8 milionë dollar të ardhura neto, ku një rol patën modelet me 8 cilindra. Sipas Ferrarit, shitjet e makinave V-8 u rritën me 34.6 për qind në krahasim me vitin e kaluar për shkak të kërkesës së vazhdueshme për familjen F8 si dhe lançimit të Ferrari Roma dhe SF90 Stradale.

Ndërkohë, numri i supermakinave V-12 që dalin nga Maranello, ra me 16.1 për qind. Kreu i Ferrarit, Benedetto Vigna, e konsideron suksesin në një model të fortë biznesi.

“Ne menaxhuam me kujdes porositë impresionuese, që janë në një linjë me strategjinë tonë për të ndjekur një rritje të kontrolluar dhe për të ruajtur ekskluzivitetin e markës,” tha CEO në deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy