
Genti Malko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ishte I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV. Gjatë emisionit Malko foli për krizën në PD dhe sipas tij kjo krizë mund të jetë fundi I kësaj partie. Sipas tij mund të ketë një rithemelim të PD, por me një frymë të re dhe jo sipas Foltores që përfaqëson Sali Berishën.
“Ajo që po shohim tani në PD është prelude i një ndarje në planin afatshkurtër. Në planin afatgjatë do kisha thënë se ka dy zgjedhje, ose do jetë fundi I PD dhe unë shkoj më shumë te kjo. Unë besoj se forcat politike kanë një detyrim për të përmbushur, kanë një mision historik, i cili në momentin që përmbushet mbaron dhe ajo që po shohim është kjo. Ose do kemi një rilindje që ka të bëjë me një rithemelim, por jo atë që thotë Foltorja, por rithemelim mbi një ide të re. Berisha është 30 vjet i provuar”, tha Malko.



