Një shpërthim me tritol është shënuar sonte në mbrëmje në lagjen 'Partizani' në Shkodër. Burime bëjnë me dije se tritoli është vendosur në një makinë e cila ishte parkuar pranë rrugës në pronësi të shtetasit N.B.
Aktualisht nuk dihet autori I kësaj ngjarje, ndërkohë që janë shkaktuar vetëm dëmë materiale. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për detajet.



