Vrasja e 26-vjeçarit pas konflikit për një vajzë/ Motra e të ndjerit rrëfen telefonatën e fundit më vëllanë

Vrasja e 26-vjeçarit pas konflikit për një vajzë/ Motra e të ndjerit rrëfen telefonatën e fundit më vëllanë

26-vjeçari Martin Çeço u gjet i pajetë në rezervuarin fshatit Kolanec të Maliqit, ku sipas Policisë dyshohet të jetë vrarë. Në prangat e “bluve” ranë tre autorët e dyshuar: Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj. Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë konflikti për një vajzë të mitur, me të cilën dyshohet që kishte lidhje viktima dhe një prej autorëve. 

Motra e 26-vjeçarit, Katerina Ago, tregoi për korrespondenten e MCN TV bisedën e fundit me vëllanë tre ditë para se të zhdukej.

Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon tre ditë para se të zhdukej. Qante dhe më thoshte jam i mërzitur sepse më kërcënojnë disa persona. Por nuk më tregonte se kishte një konflikt dhe kush ishin personat që e kërcënonin. Ishim në dijeni të lidhjes me një vajzë, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë“.

Mësohet se ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në Spitalin e Korçës.  Një prej fqinjëve Ditke Dokolli tregon se viktima dhe i ati punon bashkë dhe s’kishin konflikte.

Jetonin me djersë mezi nxirrnin bukën nga toka dhe shitja e druve. Martini ishte tip i mbyllur dhe nuk i binte në qafë njeriu. Jemi të tronditur nga kjo që ka ndodhur“.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy