
Lindita Pano, aktiviste dhe bashkëthemeluese Koalicioni shqiptar Pro Familjes dhe Jetës në një lidhje skype me “Zgjohu me MCN” ka folur për surrogacinë për të cilën Italia ka dalë kundër duke e shpallur si krim universal.
Ajo tha se ky është momenti që Shqipëria ti kthejë sytë nga shteti fqinj sepse është koha për të marrë shembull Italinë në një çështje që lidhet me dinjitetit njerëzor.
Sipas saj surrogacia nuk është asgjë tjetër veçse një skllavëri moderne dhe një biznes i pastër për çiftet homoseksuale dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Surrogacisë mund ti japim argumente si të duam por në fund percepton te skllavëri moderne. Në fakt ishte e pritshme që Italia të mos e pranonte skllavërinë e gruas dhe pritej që do e kundërshtonte, ndërkohë që ne po luftojmë këtu në Shqipëri për ta kaluar projektligjin e surrogacisë. Do doja ti kthenim sytë nga Italia sepse ehte koha për të marrë shembull Italinë në çështjet e dinjitetit njerëzor.
Koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës e ka ngritur zërin fortë duke bërë dhe marshime në Tiranë, Durrës, Kamëz për të treguar dhe atë çfarë ajo përfaqëson sepse shumica ndoshta nuk e di mirë se çfarë është por mund të them se surrogacia prek sterilizimin e të rinjve, vajzat 18 vjeçare, çunat 21 vjeçar mund të sterilizohen përfundimisht përmes këtij ligji pa konsensusin e prindërve dhe mjekëve.
Shqipëria është vendi i tretë në Evropë më pak fertil për momentin, jemi në kohë krize dhe ne kërkojmë këtë ligj që të lejojmë sterilizimin e të rinjve.
Në fakt çështja dhe problemi është shumë i madh se nuk është çështja për një çift që nuk mund të lindi, por ky është një biznes i pastër për çiftet homoseksuale, për trafikimin e qenieve njerëzore, e dimë që ka rënë fertiliteti, dhe ajo që unë sugjeroj është që ka aq shumë fëmijë të braktisur që do ishin fëmijët më të lumtur dhe ata prindër më të lumtur nëse do i birësonin.
Shqipërinë e ofrojnë si parajsën e surrogacisë dhe pa listë pritje dhe kjo flet për varfëri, për mungesë dinjiteti, kjo flet që gruaja në Shqipëri shitet si sllave, shet trupin e saj. Çfarë ndryshimi ka kjo nga skllavëria e kohëve më parë, prandaj duhet marrë seriozisht sepse nuk duhet ta lëmë Shqipërinë të bëhet tokë e trafikimit njerëzor.



