Makina e drejtorit të Doganës në Berat përplaset me një mjet tjetër, aksidentohen 3 familjarë

Makina e drejtorit të Doganës në Berat përplaset me një mjet tjetër, aksidentohen 3 familjarë

Një aksident i rënd ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Beratit. Tre pjesëtarë të një familje janë aksidentuar rëndë gjatë përplasjes së dy makinave ku në njërën prej tyre ishte edhe drejtori i Doganës,

Aksidenti ndodhi në aksion nacional Berat- Lushnjë, në dalje të Urës Vajgurore, ku një mjet tip “Benz” me targa AA 843PE, që drejtohej nga Drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti, është përplasur me mjetin tip “Opel”, që drejtohej nga 19-vjeçarja me inicialet A.T.

Kjo e fundit mësohet se udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit, ku jetonin prej disa kohësh së bashku me vjehrrën e saj, shtetasen me inicialet E. B, 64 vjeçe dhe vjehrrin e saj, shtetasin me inicialet S.B, 69 vjeç, në momentin që është përplasur me mjetin tip “Benz” që udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe drejtohej nga 36-vjeçari, banues në Fier.

Përplasja e dy mjeteve që udhëtonin në krah të kundërt me njëra tjetrën ka qenë e fuqishme dhe mjeti tip Opel, ku udhëtonin familjarët ka dal krejtësisht nga rruga duke u përplasur me bordurën mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se janë plagosur të tre personat që udhëtonin në mjetin tip “Opel” dhe menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Beratit.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbëriti policia dhe po punon për të zbardhur motivet e këtij aksidenti. Ndërkohë nga policia e Beratit ende nuk bëhet e ditur asgjë në lidhje me shoqërimin e mundshëm të Mirjan Priftit, i cili sipas policisë ka marrë vetëm lëndime të lehta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy