Bodo: Bashën e mendoja lider evropian, ja kur vendosa të mos e mbështes më

Bodo: Bashën e mendoja lider evropian, ja kur vendosa të mos e mbështes më

Sara Bodo, kryetare e FRPD-së Vlorë nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se kur vendosi të hyjë në politikë ka pasur pëlqim për Lulzim Bashën duke e cilësuar si një lider europian.

Më tej ajo shprehet se vendosi të largohet kur nuk po bëheshin ato që u thanë, ndërsa shtoi se Basha futi në sherr anëtarët e forumit dhe kur kërkoi ta takonte ky i fundit nuk i ktheu asnjë përgjigje.

Si e shkolluar në perëndim kam ardhur dhe jam angazhuar në Partinë Demokratike me idenë se dua të japë diçka në vendin tim.  Basha më ka pëlqyer në fillimet e veta si një lider evropian, shihja diçka të përbashkët me veten tek ai. Por zhvillimet që ndodhën më bënë të ndryshoja mendim. Ideja është që se duke qenë në kontakt me anëtarësinë, me formimin duke parë mendimet e tyre kuptova se dhe në fushatën e fundit nuk ishim pro liderit Basha, ishim pro PD. Unë kam qenë mbështetëse dhe e kam mbrojtur vazhdimisht por vendosa të largohem kur nuk po bëheshin ato që u thanë. Ne na ishte premtuar një 5% më shumë në listat. Nuk u pyet anëtarësia. U votua kundra duke vënë anëtarësinë kundra njeri-tjetrit. Basha i futi në sherr anëtarët. Kërkova ta takoja dhe ai nuk më ktheu asnjë përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy