Rama mbledh qeverinë për studentët: Vendimet shkojnë përtej kërkesave të tyre

Rama mbledh qeverinë për studentët: Vendimet shkojnë përtej kërkesave të tyre

Kryeministri Rama mblodhi sot qeverinë për të diskutuar tetë kërkesat e parashtruara nga studentët në nisje të protestave të tyre. Në përfundim të mbledhjes, Rama tha se janë marrë disa vendime, me anë të të cilave u jepet zgjidhje kërkesave të ngritura nga studentët. 

Kreu i qeverisë tha se vendimet e marra adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre.

“Së pari kemi miratuar katër VKM lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë ulje të tarifës së studimit. Për përcaktimin e kritereve për bursat për studentët e shkëlqyer. Së treti kemi ndryshuar VKM për kufirin maksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët.  Së katërti kemi ndryshuar një tjetër vendim për përcaktimin e kategorive të individëve për kriteret e pranimit”, tha ai.

Rama njoftoi ngritjen e një portal të transparencës, në të cilin do të publikohen të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me institucionet e arsimit të lartë në vend.

“Të krijohet portali i transparencës dhe trajtimit të ankesave. Portali të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe në të të publikohen të dhënat mbi të ardhurat dhe shpenzimet e çdo institucioni të arsimit të lartë”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, portali në fjalë do të pasqyrojë të dhënat për buxhetin afatmesëm, informacion për procedurat e tenderave dhe PPP-të, vendimet e bordeve, senateve dhe organeve drejtuese, marrëveshjet në nivel universitetetesh, CV e të gjithë pedagogëve, rezultatet e verifikimit të titujve shkencorë etj.

Po ashtu, me vendim qeverie miratohet ngritja e një structure përgjegjëse për kontrollin e transparencës së arsimit të lartë dhe ankesave. Afati i realizimit do të jetë prilli 2019.

Në lidhje me peshën e votës së studentëve, Rama tha se do të ngrihet një grup ndërinstitucional që do të hartojë modelin e statutit për IAL dhe mbi bazën e tij do të bëhet mbyllja e boshllëqeve të krijuara.

Po ashtu, me vendim qeverie do të ngrihet një komision antiplagjiaturë, i cili do të kalojë në skaner titujt akademikë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy