BE: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian nëse s'e themelon Asociacionin

BE: Kosova rrezikon rrugëtimin evropian nëse s'e themelon Asociacionin

Zëdhënësi i BE, Peter Stano, ka deklaruar se Kosova rrezikon rrugëtimin europian nëse nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Mosthemelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të shihet si sinjal pozitiv se Kosova dëshiron të lëvizë në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, që tash është i lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së”, tha Stano.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm ta pranojë Asociacionin, por duke kushtëzuar me nënshkrim të Marrëveshjes së Brukselit, të Ohrit dhe të draftit. 

Zotimi për formimin e Asociacionit buroi nga marrëveshja e vitit 2013 dhe më pas e 2015-s mbi parimet për themelimin e tij.

Gjykata Kushtetuese vendosi në 2015-ën se marrëveshja s’është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy