
Vijojnë masat ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites.
Pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin ku më dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar momente me pika shiu në skajin verior. Po ashtu lagështia në ajër do të jetë në nivele të larta duke bërë që i nxehti të ndjehet akoma më shumë.
Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qarkun e Korçës 14°C, ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe zona të izoluara në Qendër të territorit duke arritur një maksimum prej 41°C.



