Spiropali- Gerapetritis/ Andoni: Takim jashtëzakonisht i vështirë për Shqipërinë. Athina do shfrytëzojë momentum-in e kapitujve për detin

Spiropali- Gerapetritis/ Andoni: Takim jashtëzakonisht i vështirë për Shqipërinë. Athina do shfrytëzojë momentum-in e kapitujve për detin

Analisti Ben Andoni duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV theksoi se takimi mes kryediplomates shqiptare Elisa Spiropali dhe homologut grek Gerapetritis në dhjetor do jetë jashtëzakonisht i vështirë, sidomos për palën shqiptare. Andoni mendon që Athina po shfrytëzon momentum-in e negociatave të Shqipërisë në BE, ku synohet mbyllja e kapitujve deri në vitin 2027-të, kohë që përkon me marrjen e Presidencës nga Greqia. Sipas analistit Greqia do të nxjerrë nga tryeza e bisedimeve zhvillimet për ligjin e detit.

 

E shikoj si takim jashtëzakonisht të vështirë sidomos për palën shqiptare. Takimi është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Përcaktimi i zonës ekonomike ekskluzive është jashtëzakonisht i vështirë në momentin që po flasim, Greqia ka prevaluar mbi marrëveshjen tonë duke bërë kërkime në një zonë të padefinuar. Në 2010-ën GJK ka hedhur poshtë marrëveshjen, dhe ka gjetur shumë elementë që s’i shkonin  pjesës shqiptare të sovranitetit. E ardhur në kohën tonë ka një vështirësi jashtëzakonisht të madhe. 

 

Dy vendet ranë dakord ta çojnë në Gjykatën e Arbitrazhit në Hamburg dhe që atëherë gjithçka ka ndaluar lidhur me këtë marrëdhënieje. Të dyja vendet ia kanë lënë kohës përgatitjen e mëvonshme. Në kohën kur ne po flasim Greqia është bërë e njohur me synimin real të Shqipërisë që deri në 2027, si skenar shumë i pranueshëm është që Shqipëria të mbylli të gjitha kapitujt. Në këtë sens Greqia duke shfrytëzuar momuentum-in që në gjysmën e dytë të vitit 2027, periudha më e vështirë e Shqipërisë, shteti që do marri Presidencën e BE do jetë Greqia, dhe që luan në këtë rast rolin e koordinatorit, të nxjerrë në tryezën e bisedimeve zhvillimet për ligjin e detit. 

 

Takimi i Spiropalit në mendimin tim s’do sjellë ndonjë gjë të madhe, por ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Problemi është çfarë do marrim nga kjo marrëveshje. Përballja jonë do jetë jashtëzakonisht e vështirë. Besoj që marrëdhëniet i kemi në nivel mesatar. Greqia akoma mban ligjin e luftës ndaj shqiptarëve, edhe për shkak të problemit ekonomik. Me sa kuptohet Greqia edhe për shumë vite të tjera as do ta ketë në axhendë heqjen e këtij ligji. 

 

Jemi në një nga momentet më të vështira të asaj që do lëshojmë, sovranitetit për hir të integrimit apo jo. Me Greqinë na presim marrëdhënie jashtëzakonisht të vështira, kur e para duhet të tregojmë staturën e shtetit, integritetin tonë dhe atë që do t’u lëmë trashëgimtarëve. Ekspertizat tona kam parë që çedojnë jashtëzakonisht shumë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy