Benjamin Netanyahu ka kërcënuar me pasoja shkatërruese për Hezbollahun dhe Libanin nëse milicia pro-iraniane vendos të nisë një luftë gjithëpërfshirëse kundër Izraelit.
“Ne ende nuk e dimë nëse Hezbollahu ka ndërmend të hyjë në konflikt. Nëse do ta bënin, do të ishte një gabim fatal.
Ne do t'i godasim me një fuqi që ata as nuk mund ta imagjinojnë, me pasoja shkatërruese për ta dhe për shtetin e Libanit”, tha kryeministri.
Ndërkohë Hamasi deklaron se me bombardimet e vazhdueshme të Gazës, Izraeli ka kryer krime lufte dhe gjenocid



