Gjykata e Milanos në Itali mbylli hetimet në lidhje me vrasjen e shqiptarit Valentin Frrokaj dhe vendosi ta shpallte të pafajshëm shtetasin italian. Sipas vendimit të gjykatës, argjendari italian veproi për vetëmbrojtje, kur 37-vjeçari shqiptar shkoi të grabiste banesën e tij, në vitin 2015.



