6 persona kanë mbetur të vrarë dhe 11 të tjerë të plagosur, si pasojë e sulmeve ajrore ruse në Lviv të Ukrainës.
Kryebashkiaku Andriy Sadovyi u shpreh për CNN se është dëmtuar një hotel ku po qëndronin ukrainas të zhvendosur nga banesat e tyre.
Kujtojmë që Lviv ndodhet 60 kilometra larg Polonisë, dhe në këtë qytet janë strehuar mbi 1 milionë ukrainas. Ndërsa po vazhdojnë luftimet e ashpra në Lindje të vendit, veçanërisht në Luhansk.



