Gjermania mbyll tre konsullata iraniane pas ekzekutimit të një shtetasi gjerman

Gjermania mbyll tre konsullata iraniane pas ekzekutimit të një shtetasi gjerman

Në përgjigje të ekzekutimit të disidentit gjermano-iranian Djamshid Sharmahd, qeveria gjermane ka vendosur mbylljen e tre konsullatave të përgjithshme të Iranit në Gjermani.

Sipas asaj që u komunikua nga Ministria e Jashtme gjermane, bëhet fjalë për përfaqësitë diplomatike të Frankfurtit të Main, Hamburgut dhe Mynihut, ndërsa ambasada në Berlin do të qëndrojë e hapur.

Gjermania e kishte paralajmëruar vazhdimisht Iranin se ekzekutimi i një shtetasi gjerman do të kishte pasoja të rënda.

Kështu deklaroi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

Regjimi iranian ishte më se i vetëdijshëm se sa qendrore ishin rastet e ndalimit të shtetasve gjermanë për qeverinë tonë.

Ata ishin një pjesë qendrore e bisedimeve të mia me Ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi në Nju Jork një muaj më parë.

Fakti që vrasja ndodhi në dritën e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme tregon se një regjim diktatorial si ai i mullahëve nuk vepron sipas logjikës normale diplomatike.

Mbyllja do të prekë 32 anëtarë të stafit konsullor, sipas një zyrtari nga Zyra e Jashtme në Berlin.

Megjithatë ambasada iraniane në Berlin, do të mbetet e hapur, ashtu si dhe ambasada gjermane në Teheran.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy