
Komisioni parlamentar i Ekonomisë është mbledhur online pasditen e sotme për të diskutuar projektligjin e qeverisë për lojërat e fatit.
Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv tha se sot komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës miratoi ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit.
Pas 6 muajsh diskutimi në komisionet parlamentare, ditën e sotme komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës miratoi ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit.
Në diskutimet prej më shumë se dy orësh projektligji pësoi disa ndryshime.
Dhënie e licencave do të kryhet në formën e një ankandi. Komisioni i licencave do të caktojë tarifën dysheme dhe kush ofron më shumë mbi këtë tarifë do të marrë dhe licencën përpos dhe dokumenteve që kërkohen sipas ligjit.
Pas kësaj do të ketë interval kohor. 10 licencat nuk do të jepen menjëherë po do të ndahen në intervale kohore.
Me propozim të deputetit Erion Braçe u votua dhe u hoqën nga Këshilli i Menaxhimit të Fondeve që krijohet nga taksa që paguajnë operatorët e basteve, kryetari i Komitetit Olimpik dhe kryetari ai FSHF-së.
Një tjetër pikë është fakti që u ul dhe tarifa, shuma e kthimit tek llotaritë kombëtare nga 80% në 70%. Ditën e sotme iu la si tagër komisionit të dhënies së licencave për të ngritur një grup audituesish vendas apo të huaj për të bërë bërë auditim për monitorimin e lojërave të fatit. Më herë ky tagër i ishte thënë Ministrisë së Ekonomisë.



