Bushati: Ka një mbrojtje ndaj Veliajt që të mos i prishë punë organizatës së madhe, po trajtohet mbi ligjin  

Bushati: Ka një mbrojtje ndaj Veliajt që të mos i prishë punë organizatës së madhe, po trajtohet mbi ligjin  

Analisti Andi Bushati duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që ka një lloj korrace mbrojtje nga SPAK-u dhe GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili sipas tij deri tani po trajtohet mbi ligjin. Sipas Bushatit Veliaj është i zëvendësueshëm, por ende i duhet Ranmës, pasi ka 13 mijë të punësuar në bashki dhe një pushtet financiar. Bushati theksoi se duket sikur ka një mbrojtje që Veliajt si person mos i prishë punë organizatës së madhe.

Drupal Ad

Edhe unë renditem te ata njerëz që them së paku Veliaj s’është si gjithë qytetarët e tjerë, deri tani po trajtohet si një mbi ligjin. Ata që thonë se drejtësia po funksionon, thonë që Veliaj është i parë zyrtar i këtij niveli që i bëhet kontroll banese, që iu bë sekuestro e telefonit, etj. Ka marrë një lloj goditje që e ka masakruar politikisht. Por po të shohim SPAK-un dhe GJKKO-në, duket sikur ka një korracë mbrojtje ndaj Veliajt. Duket sikur Veliaj edhe mund të preket por si hajdut i rëndomtë, që ka pasur marrëdhënie me një trafikant. Veliajt s’iu bë kontroll as për inceneratorin e Tiranës, as 5D, por thjesht se dyshohet se mund të ketë marrë ryshfet nga njerëz që kanë përfituar nga kjo detyre. Duket sikur ka një mbrojtje që Veliajt si person mos i prishë punë organizatës së madhe. Nuk mendoj që Veliaj peshon në zgjedhjet e ardhshme. Ramës patjetër i duhet, me gjithë se e ka të zëvendësueshëm, për pushtetin financiar. Është një bashki që ka punësuar 13 mijë veta, i gjithë 26 mijë vota në Tiranë. Ka një ushtri, pushtet financiar, mund ta ndihmojë Ramën në zgjedhje, megjithëse nuk është i pazëvendësueshëm në piramidën e manipulimit të votave në Tiranë”.

Lidhur me partitë e reja, Bushati thotë se prioritare në Shqipëri nuk është ngritja e alternativave, por krijimi i një fronti të përbashkët për të rikthyer ndershmërinë e votës. 

Ne s’kemi një skenë dy apo tre polare, kemi skenë një polare, skena shqiptare stërdominohet nga Rama. Jemi në një sistem ku rotacioni është i pamundur. Jemi në momentin kur banda e parë ka ngrenë dy bandat e tjera, dhe kemi vetëm një bandë. Prioritare në Shqipëri s’është ngritja e alternativave. E rëndësishme në Shqipëri është që Lapaj, Shehaj, Qori, Shabani, të kenë mundësinë të votohen në një sistem të lirë. Është rikthemi i demokracisë para prevalimit të alternativave. Kush është kritik me Ramën është në front të përbashkët, hajde kthejmë ndershmërinë e votës, pastaj shpalosim alternativat tona. Kështu nuk mendoj që edhe partitë e vogla shpejt do sjellin ndryshim”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy