Trupat izraelite vazhdojnë të rrisin operacionet brenda Rripit të Gazës.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë.
Në një përleshje, një aeroplan, i drejtuar nga trupat tokësore, goditi një vend trajnimi brenda një ndërtese me mbi 20 terroristë të Hamasit. Gjatë ditëve të fundit, mbi 600 objektiva janë goditur.
Ndërkohë policia ka njoftuar se kishte identifikuar trupat e 1 135 izraelitëve të vrarë që nga fillimi i sulmit të Hamasit më 7 tetor.
Sipas të njëjtit burim, nga totali, 823 janë civilë dhe 312 ushtarë.



