Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka sulmuar vendet e Perëndimir, duke thënë se ata mbështesin sulmet e Izraelit në Gaza, ndërsa në kontekste të tjera ato promovojnë vlera si demokracia dhe të drejtat e njeriut.
“Perëndimi dhe Izraeli i kanë vënë flakën botës për interesat e tyre.
Këta janë njerëz që përpiqen të legjitimojnë aktet brutale të Izraelit në Gaza, ndërsa diku tjetër promovojnë vlera të tilla si demokracia dhe të drejtat e njeriut
Ne nuk duhet të ndjekim hapat e tyre", tha Erdogan, gjatë një ngjarjeje në kryeqytetin Ankara, siç raporton Sabah.



