
Një shtetas anglez po hetohet nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit dhe politikanit, Ardian Nikulaj. Burimet bëjnë të ditur, se ky shtetas i huaj ka qëndruar për pesë ditë me radhë në një hotel pranë biznesit të viktimës dhe, ditën e ngjarjes ndodhej në lokalin e 50-vjeçarit duke konsumuar kafe. Më pas, ai është larguar drejt Britanisë së madhe menjëherë pas krimit të rëndë.



