Zgjedhjet në SHBA, Nasto: Fitorja e Biden nuk zgjidh kontradiktat në gjirin e demokratëve (VIDEO)

Zgjedhjet në SHBA, Nasto: Fitorja e Biden nuk zgjidh kontradiktat në gjirin e demokratëve (VIDEO)

Më shumë se tre javë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, fituesi nuk është zyrtarizuar ende. Kandidati Joe Biden rezulton fitues me rreth 80 milionë vota përballë rivalit Trump, i cili ka rreth 74 milionë vota dhe deri tani nuk e ka pranuar humbjen.

Megjithëse janë cilësuar zgjedhje historike, presidencialet 2020 në SHBA nuk po reflektohen në entuziazëm në gjirin e demokratëve. Në një analizë mbi këto zgjedhje, dr.Ernest Nasto, ekonomist dhe studiues i politikës amerikane, shpjegoi për shikuesit e TvT shkaqet e mungesës së këtij triumfi në radhët e demokratëve.

Nasto tha se te demokratët janë krijuar dy rryma dhe fitorja e Biden nuk sjell asnjë zhvillim pozitiv në zgjidhjen e kontradiktave që ka partia brenda vetes.

Nuk ka triumf dhe entuziazëm nga ana e demokratëve. Kjo po ndodh për dy arsye: fitorja e Biden nuk sjell asnjë zhvillim pozitiv në zgjidhjen e kontradiktave që ka Partia Demokrate në vetvete. Në PD janë përvijuar dy rryma që duken mjaft të dallueshme, rryma e moderuar e përfaqësuar nga vetë Biden. Është rryma tjetër e fuqizuar mjaft, rryma e majtë e përfaqësuar nga Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren, që janë duke bërë presion për politika majtiste, që këtu në Amerikë quhen socialiste. Me këtë, amerikanët dhanë përgjigjen se tremben nga politikat majtiste. Gëzimi nuk është triumf sepse u votua kundër atij që iku, por nuk u votua për ne që po vijmë në fuqi, sepse në Partinë Demokratike akoma nuk dihet se kush janë këta “ne”, nuk janë zgjidhur kontradiktat”, tha ai.

Nasto e sheh mungesën e entuziazmit edhe te prezenca e faktorit Trump, i cili vijon të mos pranojë rezultatin. Megjithatë, sipas tij, demokracia amerikane do t’i bëjë ballë kësaj sfide.

Sulmi i tij kundër sistemit zgjedhor nuk lejon vend për triumfalizëm, sepse Trump akoma nuk e ka pranuar rezultatin. Dua të them se kjo është si puna e rrehtuesve të kështjellës që godasin me dash derën. Unë them që kështjella e demokracisë amerikane do të rezitojë, por fakti që ekziston një sulm i tillë përjashtë, kjo është dëmi më i madh sipas mendimit tim”, tha ai.

Nasto komentoi edhe fushatën që u parapriu zgjedhjeve, e cila sipas tij u karakterizua nga dy faktorë: kushtet në të cilat u zhvillua dhe retorika e rrugës.

Këto zgjedhje ishin të veçanta. U zhvilluan në kushtet e pandemisë, që ndikoi në fushatë. Kjo ishte njëra nga karakteristikat. E dyta ishte fjalori i rrugës që karakterizoi fushatën. Fjalori i rrugës u ngrit në sferat më të larta, në pozicionin e presidentit”, tha ai, duke iu referuar presidentit Trump.

Për Naston, këto zgjedhje ishin një referendum për Trump-in, i cili nuk ia doli të rifitonte besimin e votuesit amerikan. Sipas tij, ishte vetë Trump që i shërbeu fushatës së demokratëve me paaftësinë për të nxjerrë në pah sukseset e tij ekonomike dhe zgjedhjen për të përdorur si strategji sulmet personale.

Ishte referendum ndaj Trumpit dhe kjo është karakteristike. Kjo nuk është një gjë që ka ndodhur vetëm në zgjedhjet e 2020, sepse kur presidenti ekzistues paraqitet për një mandat të dytë, zgjedhjet janë një referendum për 4 vitet e tjera. E veçanta, materialei më i madh që iu dha demokratëve vinte nga vetë Trump. Ishte braktisja e përpjekjeve nga njëra parti, republikanët, për të zgjeruar bazën e saj. Të dyja partitë përpiqen t’i afrohen qendrës. Demokratët e bënë duke rekrutuar republikanë që të votojnë për Biden dhe Trump nuk bëri asnjë përpjekje për të zgjeruar bazën. Ai u përqendrua në eksitimin e bazës. Demokratët flisnin për politika publike, ndërsa Trump nuk ishte i zoti të vinte në pah sukseset e tij në fushën ekonomike dhe e përqendroi pjesën më të madhe të aktivitetit elektoral në sulme personale”, tha Nasto.

Me votën e 3 nëntorit, sipas Nastos, amerikanët që votuan Biden zgjodhën kthimin te stili tradicional dhe roli i Amerikës në rendin ndërkombëtar dhe për hedhjen poshtë të stilit abraziv që u fut në politikën amerikane nga presidenti Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy