Konsullata Shqiptare në Milano ka njoftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë atje se deri më datën 3 dhjetor do të ndërpritet çdo shërbim për shkak të situatës së pandemisë në Itali. Kjo si pasojë e masave të reja që do të hyjnë në fuqi nga dita e neserme dhe që janë firmosur nga kryeministri Conte.
Sipas konsullatës do të bëjë përjashtim vatëm rasti urgjent siç është vdekja.
Njoftimi i plotë i Konsullatës Shqiptare në Milano
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.
Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente.
Qytetarët që kanë të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.
Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në ëeb për njoftime të reja.
Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Faleminderit për mirëkuptimin!



