Mesazhi i fortë i Vlahutin-it: Dikur shisnit shtëpinë për atdheun, tani po shisni atdheun për shtëpinë

Mesazhi i fortë i Vlahutin-it: Dikur shisnit shtëpinë për atdheun, tani po shisni atdheun për shtëpinë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare. Gjatë aktivitetit prezantues të operacionit “Forca e Ligjit”, Vlahutin tha se “dikur njerëzit shisnin shtëpinë për Atdheun, tani shesin Atdheun për shtëpinë”.

 “Dikur njerëzit shisnin shtëpinë për Atdheun, tani shesin Atdheun për shtëpinë. Nuk kanë as turp, as moral. Kjo nuk duhet të ndodhë në një vend demokratik. Ligji është i barabartë për të gjithë, ndaj nuk duhet të ketë njerëz që shfrytëzojnë ligjin. Krimi i organizuar ekziston në shumë vende dhe nuk do t’ia dijë për asgjë, për jetën e njerëzve, por në shumicën e vendeve jepet një përgjigje e fortë nga institucionet. Këtu është dallimi, aftësia e institucioneve ta luftojnë krimin, ta ndëshkojnë. Të jesh kriminel s’do të thotë të jesh njeriu më i zgjuar, por s’ke vlera morale. Vendi juaj nuk e meriton të asociohet me njerëz të tillë”, tha ajo.

Vlahutin shprehu besimin se operacioni i ri do të jetë drejt një shteti që do luftojë krimin.

“Ne nuk mund të bëjmë punën tuaj për ju, por do bëjmë çdo gjë të mundemi që ju ta bëni punë siç duhet, që të ketë sukses. Ne e dimë që kjo është një betejë sfiduese dhe ju keni nevojë të tregoni rezultate të pakthyeshme. Më shumë se 1 milion euro janë investuar, por asnjë shumë parash nuk mund ta bëjë atë që mund të bëni ju me veprat tuaja”, u shpreh ambasadorja Vlahutin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy