Rihapet tenderi për by-passet Fier dhe Vlorë, BERZH: Ritenderimi për dy segmentet, brenda shtatorit

Rihapet tenderi për by-passet Fier dhe Vlorë, BERZH: Ritenderimi për dy segmentet, brenda shtatorit

Brenda muajit shtator do të rihapet tenderi për ndërtimin e dy nyjeve strategjike të koridorit të Jugut.

Bëhet fjalë për By Passin e Fierit dhe atë të Vlorës, punimet e të cilëve kanë mbetur në mëshirë të fatit prej shumë vitesh, duke u kthyer në makthin e udhëtarëve. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në mesin e muajit gusht.

Ndryshe nga sa ishte përcaktuar më parë se procedurat e prokurimit do të shtyheshin për vitin e ardhshëm, sipas BERZH, që është edhe financuesja e projekteve origjinale të investimit, ritenderimi i kontratave pritet të hapet brenda tremujorit të tretë të 2017-ës. Për të financuar ndërtimin e këtyre dy segmenteve qeveria shqiptare nuk do të kërkoj fonde shtesë por do të përdorë 48.8 milionë eurot, pjesë e mbetur e kredisë 60 milionëshe të BERZH, Bankës Europiane të Investimeve dhe Komisionit te Delegacionit Europian. Projektet e propozuara për kompanitë që do të ofrohen kanë një kosto totale prej 100 milionë eurosh duke përfshirë edhe taksat.

Projekti për By pass-in e Fierit përfshin punimet për ndërtimin e 22 kilometrave rrugë që lidhin segmentin Mbrostar – Fier e Levan -Vlorë. Ndërsa për By Pass-in e Vlorës segmenti prej 29 kilometrash do të lidhë fundin e autostradës Fier-Vlorë, duke kaluar nga fshatrat Babicë dhe Kaninë përgjatë vijës së bregdetit, e më tej do të lidhet me rrugën ekzistuese Orikum-Sarandë. BERZH deklaron se kontratat e reja do t’i nënshtrohen politikave dhe rregullave të prokurimit të këtij institucioni financiar dhe do të jenë të hapura për çdo kompani vendase dhe të huaja. Rihapja e tenderit bëhet pas ndërprerjes së kontratës që Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me kompaninë italiane “Serenissima”, e cila kishte marrë përsipër të përfundonte by passet e Fierit dhe të Vlorës brenda vitit 2016-të.

Por kjo firmë fituese e tenderit të mëparshëm jo vetëm që nuk arriti t’i ndërtonte sipas kontratës por bllokoi punimet për një kohë të gjatë duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve drejt Jugut. Situata është përkeqësuar më tej me shtimin e fluksit të automjeteve gjatë gjithë këtij sezoni veror, ku trafiku nga Mbrostari e deri në Levan ka qenë i pashmangshëm. Pas mashtrimeve me veprat publike shqiptare, firma italiane “Serenissima” ka krijuar dhe një listë të gjatë borxhesh me kompanitë nënkontraktore dhe doganat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy