Katër të vdekur dhe 119 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 119 raste të reja nga Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë  janë testuar 420 mostra dhe 119 nga ta kanë rezultuar pozitiv. Edhe sot, Prishtina prin me numrin më të madh të rasteve pozitive.

“Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë-Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skenderaj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2,  Vushtrri 2, Obiliq 2, Kamenicë 1, Kllokot 1, Mitrovicë 1, Rahovec 1 rast. Në total janë të infektuar 5237 raste.

 Po ashtu në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë gjetur vdekjen katër pacientë, duke e çuar numrin e të vdekurve nga koronavirusi në 112 raste.

Këto të dhëna janë bërë publike në një konferencë për mediet të krerëve të shëndetësisë në vend. Minsitri i Shëndetësisë Armend Zemaj ripërsëriti faktin që do të rriten kapacitetet për testime dhe po ashtu do të rriten kapacitetet edhe në klinika private dhe shtetërore.“Do t’i zgjerojmë kapacitetet tona edhe për klinikat private, por edhe të atyre publike. Sigurisht që do t’i rrisim kapacitet e testimeve ashtu siç kanë rekomanduar ekspertët e IKSHPK-së dhe OBSH-

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se situata ka filluar të normalizohet. “Më datën 14 janë testuar 420 mostra të marra nga QKUK gjurmim i kontakteve, prej tyre 119 rasteve pozitive. 5237 është numri total i të infektuarve në Kosovë”, tha ai.

Ramadani ka thënë se testime ka të mjaftueshme dhe se po ashtu do të fillohet me teste seriologjike dhe ata persona që kanë pasur të testohen në tendë të QKMF-së do të testohen nga IKShPK-ja.

Këto të dhëna u bën të ditura gjatë një konference për media në MSH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy