Shpërthimi në Veri/ Osmani takon ambasadorët e QUINT-it dhe komandantin e KFOR-it: Sulmi cenon sigurinë kombëtare

Shpërthimi në Veri/ Osmani takon ambasadorët e QUINT-it dhe komandantin e KFOR-it: Sulmi cenon sigurinë kombëtare

Një ditë pas sulmit kundër kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së.

Në deklaratën për shtyp nga Presidenca bëhet me dije se Osmani theksoi në takim sulm kundër kanalit të ujit ishte një sulm terrorist ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës, i cili e cenon sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’ rast si presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë.

Po ashtu Osmani gjatë këtij takimi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këtë sulm terrorist dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy