Reshjet në vend, Domi: Nuk ka akse të pakalueshme

Reshjet në vend, Domi: Nuk ka akse të pakalueshme

Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Abdullah Domi tha se në Qarkun e Kukësit nuk ka akse të pakalueshme si pasojë e reshjeve  të dëborë dhe as shkarjes së tokës për shkak të shiut.

Në një intervistë Skype për edicionin e lajmeve të MCN TV, Domi theksoi se të gjithë kanë marrë masat e duhura që çdo aks të jetë i hapur.

Intervista:

Z. Domi, a ka akse të pakalueshme si pasojë e reshjeve dhe shkarjes së tokës?

Domi: Jo, nga informacionet që ka komisioni i mbrojtjes civile jo. Reshjet e ditëve të fundit i lanë vendin borës, por këto reshje e kanë rikthyer në normalitet këtë situatë. Rrugët nuk kanë qenë të bllokuara, por përqëndrimi është tek rrugët rurale.

Sakaq meteorologët parashikoj përkeqësim te motit dhe vijimin e  reshjeve me intesnitet të lartë. A ka marrë masa paraprake Bashkia, ARRSH por edhe firmat kontraktore që kanë marrë përsipër mirëmbajtjen e rrugëve?

Domi: Kemi informacionin e duhur dhe të gjithë kanë marrë masat e duhura që çdo aks të jetë i hapur dhe firmat po bëjnë gjënë e duhur në këtë drejtim.

Kukësi ka 2 pika doganore dhe qarkullimi i mjeteve drejt tyre është i lartë. Çfarë masash janë marrë për të mos krijuar radhë pritjeje si pasojë e bllokimeve nga mot i keq?

Domi: Informacionet na tregojnë se ka fluks normal. Në prag festash fluksi shtohet por drejtoria e emigracionit ka bërë që situata të jetë normale.

Ka zona me ndërprerje të energjisë elektrike?

Domi: Fatmirësisht deri tani jo, nga informacionet që kemi. Gatishmëria e OSHEE ka qenë e madhe pavarësisht problematikave që mund të kemi pasur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy