Kalon vetingun gjyqtari i Apelit, Artur Kalaja

Kalon vetingun gjyqtari i Apelit, Artur Kalaja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Apelit, Artur Kalaja. Në seancën e parë gjyqtari u përball me dyshime për “trajtim preferencial”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një kontratë sipërmarrjeje të bashkëshortes së gjyqtarit Kalaja si dhe përfitimin e 24 milionë lekëve të babait në AKPP.

Por Kalaja konfirmonte se i plotësonte të gjithë kriteret për të vazhduar detyrën. Në fund pas shqyrtimit të dokumenteve dhe kontrollit në tre shtyllat e vettingut komisioni vendosi konfirmimin në detyrë.

Artur Kalaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Ai ka punuar si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, ndërsa në vitin 2006 është emëruar anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 13 vitesh.

Ai ka shqyrtuar çështjen e bujshme “Hakmarrja për drejtësi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy