Përballë luftës së nisur mes Izraelit dhe Palestinës, eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi thotë se në vendin tonë ka një numër të frikshëm të dorëheqjeve nga radhët e Forcave të Armatosura.
Për MCN Live, ai tha si vend anëtar i NATO-s, objektiv ka qenë rritje e nivelit teknik të disa reparteve të forcave tona, angazhimi si forca paqeruajtëse dhe duke qenë se kemi situatë specifike në rajon, nuk po i përgjigjemi.
Duket sikur po flemë mbi dafina. Anëtarësimin në NATO e kemi konsideruar si një xhiro në bulevard. E kemi konsideruar sikur NATO do hyjë të na mbrojë.
Është në nderin e një vendi të NATO-s që përveç trupave me drogë dhe korrupsion, të kishte një brez të përballimit minimalisht të një sulmi fillestar.
Që pastaj të futet NATO në veprim dhe të organizoj mbrojtje më të mirëfilltë. Po çfarë vendi jemi ne që nuk mund të bëjmë as mbrojtjen fillestare?
Nuk kemi as avionë, na janë prishur me tunele, me të gjitha. Ne kalojmë nga një nivel ekstrem i Enver Hoxhës, në shkatërrimin e të gjithave.
Sikur lekët e inceneratorëve t’i çonim ca këtej dhe të ishim më serioz me angazhimin në NATO, do kishim arritur rezultate më të mira dhe të dukshme, nuk do kemi njerëz që donin të iknin nga Forcat e Armatosura, nuk do kishim blogerë që hyjnë në repartet ushtarake.
Nuk na shkon si një vend i NATO-s. Ne jemi mish e thua, logjikisht e teknikisht të pandashëm me motrën tonë Kosovën që është në kërcim të vazhdueshëms dhe konstant të sigurisë së saj territoriale.
Tek ne rëndësi ka elementi i ri i strukturimit të burimeve njerëzore dhe i motivimit.
Kemi helikopterë, por nuk i kemi bërë hesapet se si do i mirëmbajmë, nuk i kemi trajnuar ata që do i përdorin.
Para se të kalojmë tek efikasiteti dhe sasia që duhet të kenë Forcat e Armatosura, kemi probleme me burimet tona njerëzore.
Kemi dhe një element tjetër, a kemi njerëz, se kemi refugjatë pa letra?
Mbasi të kemi burimet njerëzore, të cilat janë përherë më të domosdoshme dhe parësore se armatimi.
Me njerëz të mirëorganizuar, mirëformuar dhe motivuar, arrin rezultate më mirë se sa në rastet kur ka armatime.
Na duhet personel i motivuar në sasi dhe cilësi, pastaj të mendojmë se si duhet ti mbështesim me armatime.
Nuk ka se si të marrim armatime pa pasur njerëz që dinë si ti përdorin.



