
Një artist shqiptar ka tërhequr vëmendjen e botës digjitale.
Siro Berati është një artist shqiptar 19-vjeçar, i lindur në Kanada dhe me banim në Montreal. Ai është i specializuar në prodhimin e videove dhe portreteve fotografike.
Punimet e tij kanë një narrativë emocionale të veçantë dhe theksojnë nocionin e identitetit dhe të kulturës.

Imazhet e tij të larmishme, të realizuara nëpërmjet foto-manipulimit, shpalosin një botë artistike magjike.

Udhëtimi artistik i Sirit nisi me fotografinë dhe tani punët e tij janë shfaqur në “Vogue”, McGill Tribune dhe “IMDb”. Ai thotë se arritjet e tij vijnë prej punës së përkushtuar dhe pasionit.

Punimet e tij të fundit ngjallën kureshtje në mediat sociale, veçanërisht prej atyre manipulimeve të frymëzuara nga i famshmi "Game of Thrones”, edhe pse ai thotë se nuk ka parë asnjë pjesë të serialit.

Sirio përpiqet që imazhet e tij të jenë të thjeshta dhe natyrore, por është krejt e dukshme që ai është adhurues i fotografisë konceptuale.

“Manipulimet e frymëzuara nga “Game of Thrones", i kam bërë duke parë trailer-in e serialit. Procesi më mori 10 orë punë”, shprehet ai.

Kohët e fundit, artisiti ka publikuar në Instagram një seri imazhesh apokaliptike. Fotografitë e bëra në Montreal tregojnë qytetin që digjet në flakë.

Me artin e tij digjital, ai do të tërheqë vëmendjen në çështje të ndryshme: kultura, identiteti, klasi dhe ngrohja globale.

"Ne kemi nevojë për natyrën… për ta eksploruar dhe për misterin e saj… Toka është shtëpia jonë e vetme, le të mos e shkatërrojmë”, thotë ndër të tjera ai. /Sipas Explosion/

"Montreali në flakë"



