Rusia tregon muskujt, 10 mijë trupa prakalojnë në Ditën e Fitores

Rusia tregon muskujt, 10 mijë trupa prakalojnë në Ditën e Fitores

Në kuadër të Ditës së Fitores, e cila simbolizon mposhtjen e Gjermanisë Naziste nga ish-Bashkimi Sovjetik, Rusia ka zhvilluar paradën e përvitshme në sheshin e Kuq të Moskës, ndërsa ka ekspozuar në sytë e publikut pajisjet më të fundit ushtarake.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve ishte pikërisht sistemi mbrojtës anti-ajror, i cili është dizenjuar për t’u përdorur në temperatura nën zero në rajonin polar të Arktikut.

Sipas njohësve të kësaj fushe, Kremlini me lëvizjen e fundit ka treguar muskujt përballë rivalëve të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Norvegjisë, në një zonë e cila mendohet të ketë pasuri të shumta natyrore.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Presidenti i vendit, Vladimir Putin, i cili në fjalën e tij, shprehu ngushëllime për 20 milionë rusë që humbën jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lideri i Kremlinit nënvizoi se Rusia nuk do të lejojë askënd që të dominojë mbi popullin e saj deklaroi Vladimir Putin para të pranishëmve dhe 10 mijë trupave ushtarakëve që morrën pjesë në takim.

Dita e fitores është përkujtuar edhe nga separatistët pro-rusë në Donetsk të Ukrainës, pavarësisht tensioneve të shumta që ka në këtë rajon.

Edhe këtu, mbështetësit e idesë së shkëputjes së rajonit lindor të Ukrainës, kanë përkujtuar të rënët e luftës, ndërsa kanë nxjerrë në sytë e publikut artileri të rëndë ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy