Beci: Gjuha e urrejtjes ndaj magjistratëve është frymëzuar nga lideri i mazhorancës dhe opozitës

Beci: Gjuha e urrejtjes ndaj magjistratëve është frymëzuar nga lideri i mazhorancës dhe opozitës

Avokati Eugent Beci tha në “FactCheck” që gjuha e urrejtjes ndaj magjistratëve është frymëzuar nga politika, ku lideri i mazhorancës dhe opozitës kanë anatemuar me emër gjyqtarë apo prokurorë të caktuar. 

Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është rritur dhe duhet ndalur. Në rast se politikanët nuk merren me thelbin e drejtësisë, por merren me individin duke e anatemuar, sigurisht që do shtojnë gjuhën e urrejtjes. Gjuhën e urrejtjes e frymëzon lideri i mazhorancës, lideri i opozitës, politikanë të ndryshëm. Kur shefi i mazhorancës dhe opozitës i drejtohet një magjistrati me emrin ‘birbo’, një person në rrugë mund ta pështyjë! KLGJ duhet të ishte artikuluar qartë”.

 

I pyetur në lidhje me konkursin e hapur nga Apeli për punonjës sigurie me pagë 500 euro, Beci vuri në dukje se problemi duhet zgjidhur në themel, dhe është e pamundur të zgjidhet me roje cilësore dhe skanera të mirë. 

 

Në rast se ti në funksionimin e gjykatës s’ke marrë masat thelbësore që të kesh sallën e gjyqit gati dhe oraret e fiksuara, këto masa që do t’ia japësh rojës dhe ai do t’i zbatojë, do kthesh në kolaps procesin gjyqësor që do zhvillohet brenda, sepse s’ka gjyq që s’fillon me vonesë 30-60 minuta. Në rast se gjyqi fillon me vonesë ky zotëria a ka mundësi të akomodojë të gjitha palët në pritje të gjykimit?! Nëse do zbatohet kështu, do na zvarriten gjyqet me një orë më tepër se sa na i zvarrit gjykata. Është e pamundur të zgjidhet me roje cilësore dhe skanera të mirë, duhet zgjidhur në thelb problemi”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy